Lewandowski: Kupa ime e fundit botërore? Nuk e di, por po përgatitem sikur të ishte

Futboll

Lewandowski: Kupa ime e fundit botërore? Nuk e di, por po përgatitem sikur të ishte

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:24
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp katër ditë para debutimit të Polonisë së tij në Kupën e Botës, i cili do të përballet me Meksikën.

“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit. Fizikisht ndihem mirë por nuk janë vetëm faktorët sportive.

Në dy javët e fundit kam qenë në gjendje të fokusohem në stërvitje, më parë nuk kam pasur kohë. Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si po punojmë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat