Frikë te Argjentina

Futboll

Frikë te Argjentina

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 10:01
Lionel Messi

Lionel Messi raportohet se nuk stërviti me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës të premten, duke ngritur kështu dyshime për gjendjen e tij fizike.

Sipas “L’Equipe”, argjentinasi ishte përfshirë në disa stërvitje në palestër në ambiente të mbyllura, tre ditë larg ndeshjes hapëse të Argjentinës në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite.

14 lojtarë dhe tre portierët u përfshinë në seancën kolektive, përfshirë lojtarët që kanë pësuar dëmtime ose goditje, si Lautaro Martinez, Paulo Dybala, Papu Gomez dhe Marcos Acuna. 

Nga ana tjetër, Messi, Angel Di Maria, Rodrigo De Paul, Leandro Paredes dhe Nicolas Otamendi nuk ishin të përfshirë në stërvitje.

Seanca stërvitore në Universitetin e Katarit, kampi bazë i Argjentinës gjatë turneut, u zhvillua para pothuajse 400 gazetarëve nga e gjithë bota. 

Përveç me Arabinë Saudite, Argjentina në Grupin C do të përballet edhe me Meksikën e Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat