Lewandowski: Po përgatitem sikur të ishte Kupa ime e fundit

Futboll

Lewandowski: Po përgatitem sikur të ishte Kupa ime e fundit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:24
Lewandowski

Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp, disa ditë para debutimit të Polonisë së tij në Kupën e Botës, i cili do të përballet me Meksikën.

“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit.

Fizikisht ndihem mirë por nuk janë vetëm faktorët sportive. Në dy javët e fundit kam qenë në gjendje të fokusohem në stërvitje, më parë nuk kam pasur kohë.

Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si po punojmë”, u shpreh Lewandowski për mediat në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat