Trezeguet “tradhton” Francën e tij: Mëkat i madh

Futboll

Trezeguet “tradhton” Francën e tij: Mëkat i madh

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:08
Trezeguet

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet ka dhënë një intervistë për “Sportweek”, ku ka folur për Botërorin që nis nesër në Katar: “Franca është skuadra me më shumë alternativa në sulm. Ajo mbetet një nga favoritet, pastaj ka edhe Mbappe. Ai mund të përmirësohet më tej.

Jo se është keq tani, por qartësisht dëshiron të fitojë. Gjermania dhe Spanja duhet të testohen, kini kujdes nga Portugalia. Messi meriton ta përfundojë karrierën ndërkombëtare me një Kupë Bote, do ta ndihmonte të gjithë vendin”.

“Messi dhe Neymar, bashkëlojtarë në Paris dhe rivalë të mëdhenj për titullin e botës”, – lexojmë në “Corriere della Sera”. “Katar 2022” do të jetë dueli i tyre final. Argjentinasi dhe braziliani duan të rikthejnë në Amerikën e Jugut trofeun e munguar prej 20 vitesh. Evropa ka dominuar në katër edicionet e fundit.

Për Messin 35-vjeçar është mundësia e fundit, duke pritur një jetë për të larguar krahasimin e rëndë me perëndinë Maradona në fund të karrierës së tij. Por, të paktën sipas tij, Botërori i Katarit rrezikon të jetë parada e lamtumirës nga kombëtarja edhe për Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat