Klubet e Premierligës bëjnë ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Futboll

Klubet e Premierligës bëjnë ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:51
Klubet e Premierligës bëjnë ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Sulmuesi holandez Memphis Depay, i cili i përket skuadrës katalanase të Barcelonës, ka opsione joshëse për të vazhduar karrierën në Premier Ligën angleze.

Sipas gazetarëve të Sport.es, tre klube të mëdha po tregojnë interes për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Chelsea, si dhe për Manchester United.

Memphis ka bërë tre paraqitje për Barcelonën këtë sezon, duke shënuar një gol. Kontrata e tij aktual është deri në verën e vitit 2023 dhe vlera e tregut llogaritet në 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat