Shqipëria mposht Armeninë 

Futboll

Shqipëria mposht Armeninë 

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 19:26
Shqipëria mposht Armeninë 

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore që është zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kuqezinjtë treguan lojë më të mirë, si fryt i kësaj edhe triumfuan ndaj rivalit. 

Përveç dy golave, një herë goditën edhe shtyllën e Armenisë. 

Në minutën e 4-të, gjyqtari pas një minute shikon VAR-in por nuk referon penallti, duke sinjalizuar se nuk kishte ndërhyrje ndaj Skukës së Shqipërisë. 

Pas një harkimi nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por portieri i armenëve devijon topin i cili më pas ndalet nga shtylla pikërisht në minutën e 9-të.

Asllani në minutën e 28-të, jep një pasim perfekt për Çokajn i cili ul topin për Xhuliano Skukën, ky i  fundit nuk gabon nga 13-14 metra, me gjuajtjen e tij dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ka treguar lojë shumë të mirë.

Zëvendësuesi Cara në minutën e 61-të, pengohet nga Haroyan, penallti për Shqipërinë. 

Në minutën e 63-të, Kristijan Asllani i pagabueshëm nga penalltia, portieri Buchnev në të djathtë e topi në këndin e poshtëm të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat