Messi dhe Ronaldo shfaqen së bashku duke luajtur shah

Futboll

Messi dhe Ronaldo shfaqen së bashku duke luajtur shah

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 20:29
Messi dhe Ronaldo

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë cilësuar si dy nga lojtarët më të mirë të historisë, po ashtu edhe si rivalët e përjetshëm. Ata kanë surprizuar mijëra ndjekës pasi janë shfaqur së bashku.

Ka qenë marka e njohur “Louis Vuitton” e cila ka bërë bashkë për një reklamë të dy yjet e futbollit, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Portugezi e ka shpërndarë foton në Instagram teksa qëndron përballë Leos dhe në mes kanë një kuti me gurë shahu.

Më pas e njëjta fotografi është shpërndarë dhe nga ylli argjentinas në faqen e tij zyrtare.

Të dy futbollistët do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës, pasi ndoshta mund të jetë Botërori i fundit që luajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat