Toni tregon çfarë i tha De Rossi

Futboll

Toni tregon çfarë i tha De Rossi

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:19
Toni tregon çfarë i tha De Rossi

Një dokumentar mbi Italinë që flet për fitoren e tyre në Botërorin e 2006, po shfaq disa tregime interesante në prapaskenë, përfshirë këtu një gënjeshtër të bardh të Daniele De Rossi që i tha Luca Tonit pas u ndëshkua më të kuq në ndeshjen kundër SHBA

De Rossi tashmë ishte ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen hapëse dhe u paralajmërua që një tjetër karton i verdhë do ta përjashtonte atë nga ndeshja e tretë në grup kundër Republikës Çeke.

Kjo nuk e qetësoi temperamentin e mesfushorit të Romës në fushë dhe ai mori një karton direk të kuq në minutën e 27 në ndeshjen kundër SHBA ku godit me brrylë në fytyrë Brian McBride.

“De Rossi fillojë t’i thotë gjyqtarit dhe të tjerëve rreth tij, ‘nuk e preka, nuk e preka!”, tregon Toni në dokumentarin me titull “Dark Horses: Italy’s World Cup Triumph”.

“Shikova, amerikani ishte mbuluar i tëri në gjak. I thashë: ‘A je i sigurt që nuk e preke, Dani? Për shkak se mua me duket që e ke prekur paksa…”.

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro ishte dëshmitarë dhe as nuk u përpjek që ta mbrojë shokun e tij të skuadrës.

“Pashë bërrylin. Kur shokët e mijë të skuadrës po i luteshin arbitrin, unë ju thashë harrojeni atë, ai më të vërtetë e goditi atë”.

Në pamje, Cannavaro shihet duke ia treguar De Rossit daljen nga stadiumi.

Futbollisti i Romës u pezullua për katër ndeshje dhe u rikthye në kohë për finale, ku ai konvertoi një penallti që ishte vendimtare në fitoren kundër Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat