Sulmuesi brazilian: Kemi përgatitur 10 vallëzime të ndryshme

Futboll

Sulmuesi brazilian: Kemi përgatitur 10 vallëzime të ndryshme

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:44
Sulmuesi brazilian: Kemi përgatitur 10 vallëzime të ndryshme

Sulmuesi brazilian Raphinha, që luan në La Liga me skuadrën e Barcelonës, ka treguar se shokët e tij të kombëtares kanë përgatitur disa vallëzime për të festuar golat që do të realizojnë gjatë botërorit në Katar.

“Kemi përgatitur rreth 10 vallëzime të ndryshme.

Nuk varet se kush e realizon golin, por bëhet fjalë se çdo gol ka vallëzimin e tij. Një vallëzim për golin e parë, një tjetër për atë të dytë, të tretë e kështu me radhë”, tha Raphinha.

Çfarë do të bëjmë nëse shënojmë më shumë se 10 gola? Nuk e di, do të improvizojmë në fushë, por do t’ju befasojmë”, tha më tej sulmuesi brazilian. Ndeshjen e parë në këtë botëror, Brazili do të luajë më 24 nëntor ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat