Argjentina i bën “nder” Italisë për një rekord

Futboll

Argjentina i bën “nder” Italisë për një rekord

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 15:47
Messi

Disfata e Argjentinës në ndeshjen e parë të Botërorit në Katar 2022 ndaj Arabisë Saudite ka bërë bujë në mediat sportive.

Kombëtarja “albiceleste” me humbjen e sotme ndërpret një seri rezultatesh pozitive prej 36 ndeshjesh, dhe një fitore ose barazim sot do të përkthehej në rekordin historik për një kombëtare, së bashku me Italinë e Roberto Mancinit.

Humbja ishte një goditja e rëndë edhe në aspektin që erdhi me përmbysje. Hera e fundit që kishte ndodhur një gjë e tillë te Argjentina ka qenë në vitin 1958 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Tashmë Messi, Di Maria dhe yjet e tjerë të Argjentinës duhet të reagojnë nëse duan që të vijojnë aventurën për në turin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat