Karriera e pabesueshme e trajnerit që shtangu Argjentinën dhe botën

Futboll

Karriera e pabesueshme e trajnerit që shtangu Argjentinën dhe botën

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:32
Karriera e pabesueshme e trajnerit që shtangu Argjentinën dhe botën

Fitorja befasuese e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës në Kupën e Botës të martën, ishte vlerësimi më i fundit ndërkombëtar i karrierës së pabesueshme të trajnerit të Herve Renard.

Por është shumë larg ditëve të tij të vështira te Cambridge United, kur ai u shkarkua nga klubi kur ishte i parafundit në kategoritë inferiore të futbollit anglez. Aventura e tij e mjerueshme në Angli në vitin 2004 përfshin edhe një humbje ndaj Boston United, një nga 14 të pësuara nga 26 ndeshjet në kampionat.

Tani ai po feston mposhtjen e një prej favoritëve të turneut në Katar 2022. Për të qenë të drejtë me Renard-in, qëndrimi te Cambridge ishte një moment i shkurtër në kohën e tij të shquar si trajner – duke përfshirë 13 ekipe dhe nëntë vende në 23 vjet.

Ish-mbrojtësi 54-vjeçar e filloi karrierën e tij si trajner në atdheun e tij, Francën, me SC Draguignan në 1999-ën. Pas dështimit me Kembrixh, ai drejtoi ekipe në Vietnam dhe më pas u kthye në Francë përpara se të merrte punën e tij të parë si trajner i ekipit kombëtar me Zambian.

Ai i udhëhoqi ata në çerekfinalen e tyre të parë të Kupës së Kombeve të Afrikës për 14 vjet në vitin 2010, por dha dorëheqjen për të marrë drejtimin e fqinjëve, Angolës. Brenda 18 muajsh, Renard u rikthye me Zambian  dhe mahniti botën e futbollit duke e udhëhequr drejt lavdisë së tyre të parë në Kupën e Afrikës në 2012-ën.

Ata mundën një skuadër të mbushur me yje të Bregut të Fildishtë, e cila përfshinte vëllezërit Toure dhe Didier Drogba me penallti në finale. Megjithatë, tre vjet më mbrapa, Bregu ka festuar suksesin në Kupën e Afrikës, të udhëhequr pikërisht nga Renard.

Edhe këtë herë suksesi ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë, pasi ndeshje u mbyll në barazim 0-0, dhe Renard u bë trajneri i parë që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me dy vende të ndryshme.

Një aventurë e dështuar me Lille nxiti një rikthim tjetër për të udhëhequr një ekip të ri afrikan në skenën ndërkombëtare, duke e çuar Marokun përsëri në Kupën e Botës në 2018 – kualifikimin e tyre të parë për 20 vjet.

Bernard mori postin e trajnerit të Arabisë Saudite në vitin 2019 me detyrën për të siguruar kualifikimin për Katar 2022. Dhe Fajkonjtë  e Gjelbër e bënë këtë me stil, duke kryesuar Grupin B përpara Japonisë dhe Australisë.

Kur ata bënë udhëtimin e shkurtër përtej kufirit për në Katar, trajneri deklaroi: “Ne jemi konkurrentë. Ne nuk kemi ardhur në Kupën e Botës për t’u argëtuar”.

Dhe kështu u dëshmua në ndeshjen e parë në Grupin C, pasi skuadra e renditur e 51-ta në renditjen e FIFA-s shtangu Argjentinën, e cila ka ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave në skuadrën e saj.

Pas penalltisë së realizuar nga Lionel Messi dhe tre tgolave të bardhekaltërve të anuluar nga VAR, Arabia përmbysi gjithçka në harkun e pesë minutavë ne pjesën e dytë dhe arriti të merrte një fitore historike.

Pas ndeshjes, Renard tha: “Të gjithë yjet në qiell u rreshtuan për ne, por mos harroni se Argjentina është ende një ekip fantastik. Ky është futbolli, ndonjëherë mund të ndodhin gjëra krejtësisht të çmendura.

“Ne mund të bëjmë një festë të mirë për 20 minuta dhe kjo është e gjitha, ka edhe dy ndeshje të tjera. Kur vjen në Kupën e Botës, duhet të besosh te vetja, gjithçka mund të ndodhë në futboll”. Në të vërtetë, gjithçka mund të ndodhë në futboll – veçanërisht kur ekipi drejtohet nga Herve Renard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat