Franca-Australia, formacionet zyrtare

Futboll

Franca-Australia, formacionet zyrtare

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet përballja e fundit e programit të sotëm të ndeshjeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku Franca përballet me Kombëtaren e Australisë.

Stadiumi “Al Janoub” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Francës dhe Australisë, ku kampioni i botës do të synojë ta hap me fitore edicionin e ri të Kupës së Botës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Franca u mposht nga Danimarka me rezultat 2:0, kurse me rezultat të njëjtë, Australia shënoi fitore kundër Zelandës së Re.

Takimi i fundit mes Francës dhe Australisë daton në muajin qershor të vitit 2018, ku asokohe francezët regjistruan fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshja e sotme mes Francës dhe Australisë i takon xhiros së parë të Grupit D të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022”.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta nisin ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Franca (4-1-2-3): Lloris; Hernandez, Upamecano, Konate, Pavard; Tchouameni; Rabiot, Griezmann; Mbappe, Giroud, Dembele

Australia (4-1-2-3): Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; McGree, Irvine; Leckie, Duke, Goodwin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat