A është e mundur? Japonia përmbys Gjermaninë në sfidën e parë!

Futboll

A është e mundur? Japonia përmbys Gjermaninë në sfidën e parë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 nëntor 2022 Në ora: 13:06 Përditësuar në ora: 16:03 më 23.11.2022
Pamje nga ndeshja

Gjermania kokulur

Pas Arabisë Saudite, Japonia përkujdeset për senzacionin e radhës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katari.

Japonia i falet zëvendësuesve, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 kampionit të botës në vitin 2014, Gjermanisë, në kuadër të xhiros së parë të Grupit E të Kampionatit Botëror.

Japonezët ngadhënjejnë me përmbysje ndaj Gjermanisë së Hans FLick-ut.   

Në minutën e 31-të, portieri Gonda shkaktoi penallti. Futbollisti Ilkay Gundogan shënon pa problem nga penalltia për 1:0 në minutën e 33-të.

Në minutën e 60-të, Japonia me fat, Gündogan gjuan nga 15 metra përtoke dhe godet shtyllën e majtë.

Japonia shpëton në minutën e 71-të. Brenda pak sekondave portieri japonez hero. Jonas Hofmann i vetmuar nuk shënon, ndërsa Gnabry i pafat, godet me kokë por portieri Shuichi Gonda shpëton gol të sigurtë.

Në minutën e 75-të, zëvendësuesi Ritsu Doan nga afërsia shënon për 1:1, duke shokuar Gjermaninë.

Zëvendësuesi Takuma Asano realizon nga këndi i vdekur në portën e majtë 1:2 për Japoninë në minutën e 83-të.

Me 27 nëntor takohen Japonia - Kostarika 11.00, Spanja - Gjermania (20.00)

Gjermania - Japonia 1:2

Stadiumi "Khalifa International" në Doha.
Gjyqtar: I. Barton (Salvatori).
Shënues: Gündogan (33') - Doan (75'), Asano (83').

Gjermania: Neuer - Süle, Rüdiger, N. Schlotterbeck, Raum - Kimmich, Gündogan (Goretzka 67'), Gnabry (Moukoko 90'), T. Müller (Hofmann 67'), Musiala (Gotze  79') dhe Havertz (Fullkrug 79').
Japonia: Gonda - H. Sakai (Minamino 75’), Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 57') - W. Endo, Ao Tanaka (Doan 71'), J. Ito, Kamada, Kubo (Tomiyasu 46') dhe– Maeda (Asano 57').

Gjermania në krizë

(E plotësuar) - 90' Shtatë minuta shtesë.

83' A është e mundur, Japonia në epërsi 1:2. Takuma Asano realizon nga këndi i vdekur në portën e majtë.

82' A do të kemi befasinë e radhës?

75' Zëvendësuesi Ritsu Doan nga afërsia shënon për 1:1, duke shokuar Gjermaninë.

74' Japonia në vështirësi.

71' Japonia shpëton. Brenda pak sekondave portieri japonez hero, Jonas Hofmann i vetmuar nuk shënon, ndërsa Gnabry i pafat, godet me kokë por Shuichi Gonda shpëton go të sigurtë. 

67' Japonia në telashe.

Gjermania - Japonia 1:2

Stadiumi "Khalifa International" në Doha.
Gjyqtar:I. Barton (Salvatori).

Shënues: Gündogan (33') - Doan (75'), Asano (83').

Gjermania: Neuer - Süle, Rüdiger, N. Schlotterbeck, Raum - Kimmich, Gündogan (Goretzka 67'), Gnabry (Moukoko 90'), T. Müller (Hofmann 67'), Musiala (Gotze  79') dhe Havertz (Fullkrug 79').

Japonia: Gonda - H. Sakai, Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 57') - W. Endo, Ao Tanaka (Doan 71'), J. Ito, Kamada, Kubo (Tomiyasu 46') dhe– Maeda (Asano 57').

65' Gjermania po sundon në fushë.

60' Japonia me fat, Gündogan gjuan nga 15 metra përtoke dhe godet shtyllën e majtë.

55' Gjermania po tregon lojë të mirë.

52' Japonia në vështirësi.

47' Gjermania po tregon lojë të mirë.

Përfundon pjesa e parë, Gjermania - Japonia 1:0.

45+5' Kai Havertz shënon nga afërsia, por anulohet për shkak tlë pozitës jashtëloje.

45' 4 minuta shtesë.

44' Musiala gjuan mbi portë.

42' Një gol dhe asnjë karton i verdhë.

37' Japonia po bën përpjekje për barazim.36 'Gjermania po luan mirë por edhe Japonia nuk është indiferente.

33' Ilkay Gündogan i pagabueshëm nga penalltia, 1:0 për Gjermaninë.

31' Penaltli. Portieri Gonda shkatkon penallti.

 29' Gjysmë shans! David Raum (Gjermani) luan një pasim në zonë, por Shuichi Gonda reagon mirë.

24' Gjermania më kërkuese.18' Lojë e bukur. Gjermani - Japoni 0:0.

15' Rudiger gjuan jashtë portës së Japonisë.

11' Gjermania po lufton por mbrojtja e Japonisë në nivelin më të lartë.

6' Japonia po tregohet e rrezikshme.

3' Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja.

Gjermania pretendon fitore ndaj Japonisë, në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror në futboll.

Gjermania është favorite.

Gjermania e mobilizuar për fitore 

Gjermania është në Grupin E me Spanjën, Kostarikën dhe Japoninë.

Gjermania synon fitore në hapje të ndeshjes së Grupit E të Kampionatit Botëror. 

Gjermania - Japonia

Stadiumi "Khalifa International" në Doha.
Gjyqtar:I. Barton (Salvatori).Gjermania: Neuer - Süle, Rüdiger, N. Schlotterbeck, Raum - Kimmich, Gündogan, Gnabry, T. Müller, Musiala - Havertz.
Japonia: Gonda - H. Sakai, Yoshida, Itakura, Nagatomo - W. Endo, Ao Tanaka, J. Ito, Kamada, Kubo – Maeda.

Formacionet zyrtare Gjermani - Japoni

Formacionet zyrtare Gjermani-Japoni: Aziatikët kërkojnë mrekullinë ndaj yjeve botërorë!

Pas pak, në orën 14:00, Gjermania do të përballet ndaj Japonisë.

Në letër, gjermanët janë favoritë për ta fituar këtë sfidë, duke marrë parasysh dhe emrat e lojtarëve të cilët do të zbresin në fushë.

Mungesë e madhe është Sane, ku sulmuesi anësor la ditën e djeshme stërvitjen për një problem në gju.

Japonia nga ana tjetër është një ekip jo për të nënvlerësuar, ku bashkëpunimi i tyre në fushën e lojës është për t’u admiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat