Pickford “shuan” dyshimet

Futboll

Pickford “shuan” dyshimet

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 14:42
Pickford “shuan” dyshimet

Gardiani i portës së “3-luanëve”, Jordan Pickford ka folur për mediat dhe ka shuar shqetësimet për dëmtimin e kyçit të këmbës së Harry Kane, pas goditjes që kapiteni anglez pësoi në fitoren 6-2 ndaj Iranit.

“Ai është mirë. Ndoshta ka vetëm pak dhimbje. Ai ishte në bar me ne sot, kështu që është mirë.  Unë nuk mendoj se Harry është i pazëvendësueshëm.

Kur ai u largua, Callum Wilson hyri dhe luajti shumë mirë, dha pasimin decisiv për Grealish. Të gjithë stërviten shumë fort, për një arsye për të luajtur futboll.

Por Harry është një lojtar i pabesueshëm, ai jep shembullin, ai është lideri, kapiteni dhe ne të gjithë e shikojmë atë, por ka edhe mundësi edhe për djemtë e tjerë”,- u shpreh në deklaratën e tij për mediat, Jordan Pickford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat