Vendimet e Komisionit Disiplinor 

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor 

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Vendimet e Komisionit Disiplinor 

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.11.2022, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të Albi Mall Superligës, dhe.1/16 të Kupës së Kosovës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i FC ”Llapi” , Tahir Batatina nr ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani , akuzoj gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i KF “Rahoveci”, Hamzë Fetoshi nr fanelle 7 dhe nr ID 0012811M05. Në ndeshjen e javës së 14-të, të Ligës së Parë të Juniorëve Rahoveci – KF Podujeva ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Ramiz Sadiku“, Fillim Guraziu nr D 002298M84. Në ndeshjen e javës së 14-të, të Superligës së Juniorëve 2 Korriku-Ramiz Sadiku në min 90 ndëshkohet me karton të kuq. (Protestim, fyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “A&N”, Rafet Mullallari nr ID 019518M83. Në ndeshjen e javës së 14-të, të Superligës së Kadetëve, A&N – Kurda, në min 46-të ndshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Rahoveci“, Myrtezan Dula nr ID BL0123. Në ndeshjen e javës së 14-të, të Ligës së Parë të Juniorëve, Rahoveci – KF Podujeva ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja 1974” , Elton Idrizaj nr fanelle 19 dhe nr ID 006149MO4. Në minutën 90+ shkakton ndërhyrje të ashpër, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Rilindja 1974. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat