Belgjika mezi fiton, kanadezët dështojnë nga penalltia

Futboll

Belgjika mezi fiton, kanadezët dështojnë nga penalltia

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 nëntor 2022 Në ora: 19:50 Përditësuar në ora: 21:53 më 23.11.2022
Belgjika feston golin

Kanada e pafat

Kanada ka merituar të paktën një pikë në bazë të lojës me Belgjikën.

Belgët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Kanadasë, në takimin e parë të Grupit F të Kampionatit Botëror.

Kanadezët treguan lojë të mirë por Davies shpërdoroi rastin e artë, penalltinë.    

Ai në minutën e 11-të godet nga penalltia, por gjuajtjen e tij e priti portieri Courtois.

Në minutën e 23-të, Michy Batshuayi (Belgjikë) humb një rast të mirë për të shënuar. Batshuayi godet me kokë, por e dërgon mbi traversë. 

Alistair Johnston (Kanada) në minutën e 30-të futet brenda zonës dhe përpiqet të mposht Thibaut Courtois me një goditje të fortë në anën e majtë të portës, por portieri grushton topin dhe eviton rrezikun. 

Kur pritet të mbyllej pjesa e parë pa gola, futbollisti Michy Batshuayi përfiton nga një pakujdesi e Kanadasë, duke shënuar për fitoren e madhe të Belgjikës.

Cyle Larin (Kanada) në minutën e 86-të godet me kokë por pa sukses.

Belgjika mezi ka fituar në ndeshjen e parë të saj në Botëror. 

Belgjika kryeson me 3 pikë, pasojnë Kroacia 1, Maroku 1 dhe Kanada ka 0 pikë.

Me 27 nëntor takohen: Belgjika - Maroku (14.00) e Kroacia - Kanada (17.00).

Belgjika - Kanada 1:0

Stadiumi "Ahmad bin Ali" në Al Rayyan.
Gjyqtar: J. Sikazwe (Zambia).
Shënues: Batshuayi (44').
Kartona të verdhë: Y. Carrasco. Meunier, Onana - Davies, Johnston.
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Vertonghen, Dendoncker - Tielemans (Onana 46'), Witsel, Castagne, Carrasco (Meunier 46'), De Bruyne, E. Hazard (Trossard 62') dhe Batshuayi (Openda 78').
Kanada: Borjan - Miller, Vitoria, Johnston - Hoilett (Larin 58'), Hutchinson (58'), Eustaquio (Osorio 81') , Laryea (Adekugbe 74'), Buchanan (Millar 81'), Davies dhe David.

Belgjika në epërsi

(E plotësuar) - 90' Minutat e fundit.

86' Ndeshja drejt fundit, Belgjika afër fitores.

82' Lojë me ritëm të lartë.

78' Edhe pak minuta lojë edhe pak shpresë për kanadezët.

Belgjika - Kanada 1:0
Stadiumi "Ahmad bin Ali" në Al Rayyan.

Gjyqtar:J. Sikazwe (Zambia).

Shënues: Batshuayi (44').

Kartona të verdhë: Y. Carrasco. Meunier, Onana - Davies, Johnston.
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Vertonghen, Dendoncker - Tielemans (Onana 46'), Witsel, Castagne, Carrasco (Meunier 46'), De Bruyne, E. Hazard (Trossard 62')- Batshuayi (Openda 78').
Kanada: Borjan - Miller, Vitoria, Johnston - Hoilett (Larin 58'), Hutchinson (58'), Eustaquio (Osorio 81') , Laryea (Adekugbe 74'), Buchanan (Millar 81'), Davies - David.

75' As Belgjika nuk e ka pritur një lojë të mirë të Kanadasë.

72' Belgjika po e ruan rezultatin, Kanada pa sukses deri me tash.

64' Kanada po mundohet, Belgjika po tregon lojën e saj dhe synon golin tjetër.

 62' Hazard largohet nga loja.61' Kanada po e kërkon golin e barazimit.

58' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

54' Kanada po lufton me mish e më shpirt.

51' Belgjka ka epërsinë.

46' Fillon pjesa e dytë.Përfundon pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.

44' Belgjika në epërsi duke iu falënderuar futbollistit Michy Batshuayi.

42' Lojë e mirë.

38' Nuk ka ende gola.

34' Nuk ka ende gola.30' Alistair Johnston (Kanada) futet brenda zonës dhe përpiqet të mposhtë Thibaut Courtois me një goditje të fortë në anën e majtë të portës, por portier grushton topin dhe eviton rrezikun.

29' Dy kombëtaret po shfaqin lojë të hapur.

25' Lojë e mirë.

23' Michy Batshuayi (Belgjikë) humbet një rast të mirë për të shënuar. Batshuayi godiet me kokë, por e dërgon mbi traversë.

22' Kanada po befason për të mirë me lojë.

20' Belgjika po ngjallet me lojë.

17' Kanada po sulmon por nuk po shënon. 

14' Belgjika po kalon momente presioni.

11’ Davies dështon nga penalltia, goditjen e priti portieri Courtois.

9' Belgjika në presion.

7' Kanada po tregon lojë shumë të mirë.

3' Kanada bën presion.

2' Belgjika pritet të sulmojë.

1' Fillon ndeshja.

Të dy kombëtaret duan trepikëshin.

Pa Lukakun por me Hazard

Pa Lukakun por me Hazard, “djajtë e kuq” duan kreun e grupit!

Belgjika luan sot një sfidë të rëndësishme ndaj Kanadasë, duke qenë e ndërgjegjshme që një fitore i jep menjëherë kreun e grupit e vetme.

Barazimi mes Kroacisë dhe Marokut sot hap skenarë të rëndësishëm për ekipin e Martinez që këtë vit nuk mendohet se është në nivelet e edicioneve të kaluara.

Në fakt, Belgjikës sot i mungon Lukaku, as në pankinë për shkak dëmtimi.

Ndërkohë, Martinez i ka bërë vend nga minuta e parë Eden Hazard, edhe pse minutat e tij te Reali kanë qenë me pikatore dhe ai është shfaqur jashtë forme.

Belgjika - Kanada, formacionet 

Kanada për befasi, Belgjika për fitore në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Botëror në futboll.

Belgjika është në Grupin F me Kroacinë, Marokun dhe Kanadanë.

Belgjika - Kanada

Belgjika: Courtois - Alderweireld, Vertonghen, Dendoncker - Tielemans, Witsel, Castagne, Carrasco, De Bruyne, E. Hazard - Batshuayi.

Kanada: Borjan - Miller, Vitoria, Johnston - Hoilett, Hutchinson, Eustaquio, Laryea, Buchanan, Davies - David.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat