Ronaldo e hap serinë e golave në ‘Katar 2022’, por Gana barazon shumë shpejt

Futboll

Ronaldo e hap serinë e golave në ‘Katar 2022’, por Gana barazon shumë shpejt

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Cristiano Ronaldo

Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Ganës në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadium 974 në Doha dhe të dyja skuadrat luanin për të marrë pikë të plota në Grupin H.

Portugezët e deshën më shumë golin, edhe pse u rrezikuan me raste nga ganezët dhe ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 65-të.

Ishte superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ai që me mjeshtëri e nxori një penallti për ta nxjerrë veten ne rast ideal.

Dhe pikërisht këtë e bëri. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e konvertuar në gol njëmbëdhjetëmetërshin për t’ia dhënë epërsinë përfaqësueses së tij.

Ky është goli i parë i CR7 në këtë Botëror dhe i teti në total në Kampionatet Botërore.

Sidoqoftë, nuk zgjati shumë epërsia e portugezëve, pasi Gana e barazoi rezultatin përmes Andre Ayew (73′). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat