Santos: 3:2 nuk ka kuptim

Futboll

Santos: 3:2 nuk ka kuptim

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 20:46
Santos

Edhe pse siguroi 3 pikë të plota nga ndeshja e parë e grupeve, tekniku i “luzitanëve”, Fernando Santos u shpreh shumë kritik ndaj të tijve, duke u shprehur se loja e tyre duhet të jetë më me personalitet.

“3:2 nuk ka kuptim. Ne luajtëm në pjesën e parë kundër një ekipi shumë të organizuar.

Gana nuk mund të na shqetësonte. Ata luajtën me një bllok shumë të ngushtë. Ne kishim shumë posedim të topit, por na mungonte sulmi me top në hapësirë. Pas 30 minutash e kemi përmirësuar shumë këtë aspekt.

Krijuam dy ose tre situata shënimi. I thashë lojtarëve në pjesën e parë që të fokusohen te loja, me personalitet.

Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, shënuam por më pas shënuam gola që vinin nga hiçi. Askush nuk mund të pranojë gola që vijnë nga hiçi.”,- u shpreh Santos në intervistën e tij, për prestigjozen AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat