Lojtarët e Serbisë janë më të urryerit tani në Brazil

Futboll

Lojtarët e Serbisë janë më të urryerit tani në Brazil

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:45
Neymar

Lojtarët e Serbisë janë më të urryerit tani në Brazil, Neymar rrezikon shumë pas përplasjeve në fushë

Brazili e ka nisur Botërorin në mënyrën më të mirë duke mundur Serbinë 2-0.

Goli i dytë i Richarlison ishte bukuri më vete, ndoshta mund të jetë goli më i bukur i këtij kompeticioni deri në fund, megjithëse duhet të presim ende, por është shumë e vështirë për t’u konkurruar.

Megjithatë lojtarët e Serbisë janë më të urryerit në Brazil tani. Kontaktet e shumta dhe përplasjet me Neymar e detyruan trajnerin që ta nxirrte nga fusha e blertë.

Ylli i PSG nuk dukej aspak mirë dhe ndiente dhimbje të mëdha, ndërsa pritet që të kemi më tepër të dhëna në orët në vazhdim sa i përket dëmtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat