Spektakël golash, Senegali nuk gabon ndaj Katarit 

Futboll

Spektakël golash, Senegali nuk gabon ndaj Katarit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 14:05 Përditësuar në ora: 15:57 më 25.11.2022
Pamje nga ndeshja

Tre pikët e para për Senegalin

Senegali ka shijuar fitoren e parë në Grupin A të Kampionatit Botëror, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Katarit.

Senegali përforcon gjasat për të kaluar grupin, ndërsa për Katarin gjithçka merr fund dhe i mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit me Holandën. 

Në minutën e 41-të, një gabim në mbrojtjen e Katarit, futbollisti Boulaye Dia nuk i fali duke shënuar për rezultatin 0:1.  

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Katari i pa forcë. Futbollisti Famara Diedhiou ka shënuar gol të bukur me kokë, 0:2.

Almoez Ali në minutën e 63-të godet por portieri i Senegalit shpëton portën e tij.

Në minutën e 67-të, portieri Edouard Mendy - trim i Senegalit, bën një pritje të shkëlqyeshme duke mohuar golin e rivalit. Ismaeel Mohammad (Katar) godet me kokë pas një krosimi nga krahu, por portieri i Senegalit eviton golin e sigurt.

Mohammed Muntari shënon me kokë nga 10-11 metra, 1:2 në minutën e 78-të.

Shpresat e Katarit për rezultat pozitiv shuhen në minutën e 84-të, me golin e Bamba Dieng dhe, 1:3. 

Holanda kryeson me 3 pikë, pasojnë Ekuadori 3, Senegali 3 dhe Katari 0 pikë.

Më 29 nëntor do të takohen: Ekuadori - Senegali (16.00) dhe Holanda - Katari (16.00).

Katari - Senegali 1:3

Shënues: Muntari (78') - Dia (41'), Diedhiou (48'), Dieng (84').
Kartona të verdhë: Mohammad , Ahmed, Madibo - Dia, Jakobs, Ciss.
Katari: Barsham - Pedro Correia (Waad 83'), Khoukhi, Abdelkarim Hassan - Mohammed, Ahmed (Salman 83'), Madibo, Boudiaf (Madem 69', Al-Haydos (Muntari 74') - Almoez Ali, Afif.
Senegali: E. Mendy - Sabaly, Koulibaly, A. Diallo, Jakobs - P. Gueye, N. Mendy (P. Sarr 78'), Diatta (Ciss 64'), I. Sarr (Ndiaye 74') - Diedhiou (Dieng 74'), Dia.

Senegali më i mirë

(E plotësuar) - Senegali fiton mwe 3:1.

88' Loja drejt fundit.

84' Bamba Dieng vulos gjithçka, 1:3. 

78' Mohammed Muntari shënon me kokë nga 10-11 metra, 1:2.

77'  Katari po sulmon.

71' Katari në presion.

Katari - Senegali 1:3

Shënues: Muntari (78') - Dia (41'), Diedhiou (48'), Dieng (84').

Kartona të verdhë: Mohammad , Ahmed, Madibo - Dia, Jakobs, Ciss.

Katari: Barsham - Pedro Correia (Waad 83'), Khoukhi, Abdelkarim Hassan - Mohammed, Ahmed (Salman 83'), Madibo, Boudiaf (Madem 69', Al-Haydos (Muntari 74') - Almoez Ali, Afif.
Senegali: E. Mendy - Sabaly, Koulibaly, A. Diallo, Jakobs - P. Gueye, N. Mendy (P. Sarr 78'), Diatta (Ciss 64'), I. Sarr (Ndiaye 74') - Diedhiou (Dieng 74'), Dia.

67' Portieri Edouard Mendy trim i Senegalit, bën një pritje të shkëlqyeshme duke mohuar golin e rivalit.  Ismaeel Mohammad (Katar) godet em kokë pas një krosimi nga krahu, por portieri i Senegalit eviton golin e sigurt.

66' Lojë me ritëm e Katarit por nuk po arrin të realizimi.

63' Katari gati shënojë, Almoez Ali godet por portieri i Senegalit shpëton portën e tij.58' Katari më energjik, po synon golin.

55' Senegali po shkon drejt fitores së parë.

62' Katari në presion.

48' Katari i paforcë. Futbollisti Famara Diedhiou ka shënuar gol të bukur me kokë, 0:2.

 47' Senegali fitorja i bën shumë punë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.

41' Një gabim në mbrojtjen e Katarit, futbollisti Boulaye Dia nuk i fali duke shënuar për rezultatin 0:1.  

40' Senegali po ka telashe me mbrojtjen e Katarit.

38' Katari po mbahet mirë ndaj një Senegalit të fortë.

34' Ndeshja po nxehet tani, më dinamike.

31' Nuk ka gola, por as raste ideale.

25' Senegali po has në mbrojtje të fortë të Katarit.

20' Nuk ka ende gola, por as raste.

15' Korneri i parë për Senegalin.

12' Dy kombëtaret po luftojnë.10' Lojë mesatare.

3' Pritet lojë e mirë.

1' Filon ndeshja.

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Katari dhe Senegali

Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Al Thumama”, sfida Katar-Senegal, e vlefshme për Grupin A të Botërorit “KATAR 2022”.

Vendi organizator i Kupës së Botës kërkon triumfin e parë në këtë edicion.

E njëjta gjë vlen edhe për afrikanët, të cilët synojnë tre pikët e para në fazën e grupeve.

Katari: Barsham - Pedro Correia, Khoukhi, Abdelkarim Hassan - Mohammed, Ahmed, Madibo, Boudiaf, Al-Haydos - Almoez Ali, Afif.

Senegali: E. Mendy - Sabaly, Koulibaly, A. Diallo, Jakobs - P. Gueye, N. Mendy, Diatta, I. Sarr - Diedhiou, Dia.

Katari – Senegali synojnë fitoren e parë

Senegali dhe Katari synojnë fitoren e parë në Grupin A të Kampionatit Botëror në futboll.

Senegali e ka humbur takimin e parë me 2:0 nga Holanda sikurse edhe Katari nga Ekuadori.

Katari - Senegali

Katari: Barsham - Pedro Correia, Khoukhi, Abdelkarim Hassan - Mohammed, Ahmed, Madibo, Boudiaf, Al-Haydos - Almoez Ali, Afif.

Senegali: E. Mendy - Sabaly, Koulibaly, A. Diallo, Jakobs - P. Gueye, N. Mendy, Diatta, I. Sarr - Diedhiou, Dia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat