E cilëson si Zanettin e Iranit

Futboll

E cilëson si Zanettin e Iranit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:47
E cilëson si Zanettin e Iranit

Vouria Ghafoori është 35 vjeç, luan si anësor i djathtë dhe numëron 26 ndeshje me kombëtaren e Iranit. Ditët e fundit është arrestuar për qëndrimet e tij kundër diktaturës në Republikën Islamike të Iranit, lajm që është konfirmuar nga Andrea Stramaccioni, ish-trajneri i tij tek Esteghlal FC, klubi më popullor në Iran.

“Ne shpresonim që ishte thjesht një shoqërim në komisariat, por lojtari u arrestua dhe u mor në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Më bëhet mishi kokërr kur e mendoj… Jam i shokuar, kam biseduar me disa miq të mij në Teheran. Gruaja e tij është e shqetësuar, si të gjithë ne”, deklaroi ish-trajneri i Interit.

Stramaccioni e krahason Ghafoorin me legjendën Javier Zanetti, ndërkohë që raportohet se ai është arrestuar për propagandë dhe fyerje kundër shtetit iranian, që kohët e fundit është përballur me protesta të fuqishme të organizuar nga femrat, të cilët kërkojnë më shumë liri dhe të drejta.

Atleti i krahut të djathtë, është një emër i njohur në vendlindje për qëndrimet e tij ndaj diktaturës. Në vitin 2019 shpërndau bluza në nderim të ”vajzës blu” Sahar Khodayari, e dënuar me burg pasi tentoi të shihte në stadium një takim të Estaghalit, ekipit të zemrës.

Ghafoori u kthye në një idhull për popullin e thjeshtë vitin e kaluar pas një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruante: “Si futbollist, ndihem i poshtëruar që luaj në një epokë ku nënat dhe motrat tona ndalohen të hyjnë në stadiume".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat