Ministri Çeku reagon pas provokimeve të Serbisë

Futboll

Ministri Çeku reagon pas provokimeve të Serbisë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 18:09
Ministri Çeku

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas veprimit skandaloz të Serbisë në Kupën e Botës.

Të enjten mbrëma, në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të.

Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk dorëzohemi”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët në ndeshjen Brazil – Serbi.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Dhe një reagim e ka bërë edhe Ministri Çeku.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat