Serbëve po i djeg dhe reagojnë ashpër: Ja çfarë do të marrë Kosova në Katar

Futboll

Serbëve po i djeg dhe reagojnë ashpër: Ja çfarë do të marrë Kosova në Katar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 nëntor 2022 Në ora: 11:54
Stadiumi që pritet të marrë Kosova

Kosova pritet të marrë dhuratë një stadium nga Katari ku po mbahet Kampionati Botëror në futboll.

Disa media në Serbi po shkumojnë nga ky lajm dhe kanë filluar të llomotisin në drejtim të Republikës së Kosovës. 

Serbëve po i djeg dhe reagojnë ashpër. 

Një pamflet si “Kurir”, turret si pula pa kokë, duke sulmuar shtetin e Kosovës, madje FFK-në e quan federatë e shtetit të rremë. 

“Pas Botërorit në Katar, Federata e Futbollit të Kosovës mund të marrë dhuratë stadiumin parafabrik 974, ku kombëtarja e Serbisë do të luajë ndeshjen kundër Zvicrës, raportojnë mediat e huaja.

Stadiumi 974, pas kampionatit do t'i dhurohet një prej vendeve anëtare të FIFA-s. Mesa duket, një nga kandidatët kryesorë për të marrë stadiumin e parë është edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Presidenti i FFK-së pohon se ka gjasa të mëdha që ky stadium madhështore t’i dhurohet shtetit të Kosovës për shkak të marrëdhënieve të mira me Federatën e Futbollit të Katarit.

Interesant është fakti se kombëtarja jonë në këtë stadium do ta luajë ndeshjen e xhiros së tretë kundër kombëtares së Zvicrës, e cila ka disa lojtarë me origjinë nga Kosova.

Ky lajm tronditës është shfaqur menjëherë pas informacionit se FIFA ka hapur një hetim ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të flamurit që u gjet në dhomën e zhveshjes së ekipit tonë.

Në flamur shkruhej “Jo dorëzim” dhe territori i Kosovës ishte lyer me ngjyrat e trengjyrëshit serb. Kërkesa për hetim kundër Federatës së Futbollit të Serbisë është iniciuar nga Federata e Futbollit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

I ashtuquajturi stadium ajo që Kosova kërkon nga Katari është specifike në shumë mënyra.

Është ndërtuar nga 974 kontejnerë transporti dhe është i pari në histori që çmontohet plotësisht pas Kupës së Botës. Kontejnerët u zgjodhën sepse simbolizojnë orientimin e Katarit drejt tregtisë detare dhe 974 është gjithashtu kodi i vendit për Katarin”, shkarravit mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat