Sadiku i shkon vetëm një hap larg Uzunit

Futboll

Sadiku i shkon vetëm një hap larg Uzunit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 21:04
Sadiku

Armando Sadiku po kalon një formë mjaft të mirë me Kartagjenën këtë sezon. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa tashmë shkon në kuotën e 7 golave në kampionat.

Një shifër e tillë e rendit të dytin në listën e golashënuesëve, vetëm një hap larg Uzunit, i cili udhëheq me 8 gola.]

Kartagjena mposhti Eibarin me rezultain 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh gjatë pjesës së parë të takimit, ndërsa në të dytën ishte Sadiku ai që ktheu baraspeshën.

Sulmuesi nga Elbasani fitoi një penallti, të cilën e përktheu në gol në minutën e 68. Në minutat shtesë, Kartagjena shënon përsëri me anë të Ortunjos dhe siguron kështu tre pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat