Mbështetja për Messi, ndez debat në Itali

Futboll

Mbështetja për Messi, ndez debat në Itali

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:33
Mbështetja për Messi, ndez debat në Itali

Mbulimi televiziv i Botërori ka ndezur polemika pas mbështetje pasiononte të Lele Adani për Lionel Messin e Argjentinës

Azzurri nuk janë në garën e Katarit, kështu që nuk mund të këtë akuza për paragjykim të vet kombit të tyre.

Një anketë para së të fillojë Botërori, shumica e italianëve bënin tifo për Argjentinën gjatë 2022, për shkak se shumë emigrant italian kishin emigruar atje, derisa disa lojtarë që luajnë aty janë të njohur pasi që luajnë në Serie A.

Megjithatë, disa besojnë që Adan ka shkuar me larg gjatë komentimit të Argjentinës dhe fitores 2-0 kundër Meksikës pas humbjes shokuese 2-1 kundër Arabisë Saudite. 

Kur Messi zhbllokoi rezultatin me një goditje jashtë zone, ish mesfushori i Brescia Adani komentonte si i çmendur në dhomën e komentimit.

“Leo Messiiii! Këmba më e mirë e majtë në botë! Nga Di Maria te Messi, gjithmonë Rosario! Qyteti i futbollit, një për një tjetër, sfida u zhbllokua! Të gjithë në këmbë për futbollistin më të mirë në botë! Respekt për numrin një!”.

Adani kështu ia mori primatin komentatorit kryesor, Stefano Bizzotto duke bërtitur.

Komentët filluan në rrjetet sociale dhe ato u shndërruan në ankesë formale që ju drejtua Shoqatës së Radios dhe Televizionit.

“Jo vetëm tifozët e futbollit, por shikuesit gjeneral kanë protestuar kundër kësaj sjellje të pahijshme dhe të tepruar të komentatorit”.

“Komentimi bëhet gjithmonë drejtpërdrejt, sidomos nga baret sportive dhe transmetohet nga RAI që paguan për transmetim nga taksat italiane”.

Adani kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për futbollin jugamerikan, sidomos për Argjentinën dhe Uruguain, por video e tij duke e bartuar flamurin e Argjentinës gjatë komentimit thuhet se është një “mos respekt” kundër Meksikës.

Adani është i famshëm në Italia për debatet publike që bën me trajnerin e Juventusit, Max Allegri, derisa ata kanë dallime shumë të mëdha nëse futbolli i bukur është më i rëndësishëm së rezultati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat