Kjo është arsyeja që mungon Xherdan Shaqiri

Futboll

Kjo është arsyeja që mungon Xherdan Shaqiri

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 16:53
Xherdan Shaqiri

Përfaqësuesja e Zvicrës e zhvillon sot ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Helvetikët” do të përballen me Brazilin. Ndeshja do të zhvillohet në “Stadium 974”, nga ora 17:00.

Minuta më parë u zbuluan formacionet zyrtare për këtë ndeshje, teksa në 11-shet startuese nuk figuron emri i Xherdan Shaqirit.

Futbollisti nga Kosova është megjithatë në bankën e rezervistëve, por nuk dihet nëse do të ketë minuta për të.

“Blick” ka raportuar se Shaqiri ka shqetësim me një lëndim në kofshë.

Mbetet të mësohet më vonë se sa serioz është lëndimi i 31-vjeçarit, i cili padyshim se është njëri prej futbollistëve kyç te Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat