Mesfushori i kampionëve të Italisë i vetëofrohet Salernitana-s

Futboll

Mesfushori i kampionëve të Italisë i vetëofrohet Salernitana-s

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Mesfushori i kampionëve të Italisë i vetëofrohet Salernitana-s

Tiemoue Bakayoko, gjithmonë e më larg Milanit.

Mesfushori është jashtë projektit të Stefano Piolit dhe sipas medieve italiane, Milan ka nisur bisedimet me klubin e Salernitana-s, për një transferim në muajin janar.

Kështu, Bakayoko tani kërkon një “shtëpi” të re, pasi kërkon të luajë, diçka që Milan dhe Pioli nuk ia ofrojnë dhe i është vetëofruar Salernitana-s.

Ky është klubi i parë që del në skenë për 28-vjeçarin, por diçka është e sigurt, Bakayoko dhe Milan është një kapitull i mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat