Rinovimi i kontratës me Milanin, Leao thyen heshtjen

Futboll

Rinovimi i kontratës me Milanin, Leao thyen heshtjen

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:26
Rafael Leao

Ylli i Milanit, Rafael Leao e ka thyer heshtjen sa i përket rinovimit të kontratës së tij me kampionin e Italisë.

Paraqitjet mbresëlënëse të Leaos kanë alarmuar gjigantë të shumtë evropianë, por edhe klubin e tij Milanin, i cili dëshiron me çdo kusht t’ia rinovoj kontratën yllit portugez.

Deri tani, Milani ia ka zgjatur kontratat lojtarëve si Theo Hernandez, Sandro Tonalo dhe Kalulu, si dhe trajnerit Stefano Pioli.

Kontrata aktuale e Leaos me Milanin skadon në verën e vitit 2024, ndërsa raportohet se skuadrat si Chelsea e Paris Saint-Germain janë të interesuara në shërbimet e sulmuesit anësorë.

Edhe pse momentalisht është i angazhuar me Kombëtaren e Portugalisë, Leao ka gjetur kohën për të dhënë një intervistë të shkurtë për të ardhmen e tij.

“Jam i lumtur, krenarë, tani më duhet të jem i fokusuar në Kupën e Botës, dhe më pastaj do të bisedoj me Milanin si të kthehem. A dua të nënshkruajë kontratën e re? Edhe para se të arrija me ekipin e kombëtares unë kisha bisedime me Maldinin, ishin pozitive, kështu që kur të mbërrij në Milan ne do të flasim përsëri”, tha Leao.

Fjalët e Leaos pa asnjë dyshim nuk janë përfundimtare, por që japin një sinjal mjaft pozitiv për të gjithë tifozët e Milanit. Nga kjo intervistë e shkurtër, në fakt duket se vetë Leao është ai që dëshiron të vazhdojë bisedimet me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat