Sherr te Belgjika

Futboll

Sherr te Belgjika

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:30
Sherr te Belgjika

Brukseli në flakë pasi Belgjika ka humbur me Marokun nuk ka qenë e vetmja pasojë. Klima te “Djajtë e Kuq” vijon të jetë e tensionuar, madje gjithçka ka degjeneruar në një sherr të mirëfilltë.

Protagonistë duket se kanë qenë Kevin de Bryjne dhe Tobi Aldervaireld, të cilët kanë arritur deri te kontakti fizik, teksa mes tyre kanë ndërhyrë shokët për t’i ndarë.

Mbi të gjithë, Lukaku që në pamundësi për të luajtur një rol në fushë, po mundohet ta bëjë në dhomat e zhveshjes.

Sulmuesi i Interit, në fakt, pas humbjes me Marokun ka bërë “paqeruajtësin” edhe mes De Bryjnes dhe Vertongenit, të cilët replikat në mediat mbi moshën e reparteve i kanë diskutuar me tone të ashpra edhe në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, gjithçka duket se ka marrë fillesë kur Kevin de Bryjne pati deklaruar se ekipi ishte shumë i vjetër për të fituar një Kupë Bote, fjalë që nuk i kanë pëlqyer aspak grupit.

Senatorët janë ndier të ofenduar, teksa edhe të rinjtë kanë pasur pakënaqësi duke qenë se ylli i Sitit pranoi hapur se edhe të rinjtë nuk janë në nivelin e duhur.

FJALËT E KURTUASË – Dje në konferencë për shtyp nga kampi belg kanë folur Eden Hazard dhe Tibo Kurtua.

Të dy madrilenët kanë mohuar grindjet dhe krisjet te Belgjika, por kanë lënë të nënkuptohet qartë se klima nuk është ideale.

“Brenda grupit pas ndeshjes me Marokun nuk ndodhi asgjë dhe thashethemet për debate e sherre nuk janë të vërteta. Mes nesh nuk kemi probleme e natyrisht që nuk mund të jemi të lumtur pasi humbasim.

Nga mërzia theva edhe një stol. Këto trillime na bashkojnë edhe më tepër, por ju garantoj se nëse e zbulojmë njeriun që i nxjerr këto histori për mediat, atëherë për të do të jetë dita e fundit në skuadër”.

Edhe në këtë rast kanë nisur spekulimet pasi nëse dikush mendon se fjalët dalin nga ndonjë lojtar i ri brenda Belgjikës, të tjerë mendojnë se shënjestra e Kurtuasë janë deklaratat e De Bryjnes më të cilin nuk ka folur për një kohë të gjatë për shkak se portieri kaloi një natë më të dashurën e mesfushorit.

Histori të vjetra, por me ndikime ende aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat