Cafu nuk e kupton pse Alexander-Arnold nuk është titullar te Anglia

Futboll

Cafu nuk e kupton pse Alexander-Arnold nuk është titullar te Anglia

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:58
Legjenda e Brazilit, Cafu

Cafu nuk e kupton pse Alexander-Arnold nuk është titullar te Anglia

Legjenda e Brazilit, Cafu e ka përkrahur yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, duke thënë se nuk e kupton pse ai nuk është titullar për Kombëtaren e Anglisë.

Alexander-Arnold ka arritur të bëjë vetëm 17 paraqitje për Anglinë që prej debutimit të tij në vitin 2018.

Por, gjatë viteve të fundit, ylli i Liverpoolit e ka pasur të vështirë që të jetë pjesë e planeve të Gareth Southgate te “Tre Luanët”.

Southgate në të shumtën e rasteve e preferon Kieran Trippier dhe Reece James në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Alexander-Arnold bëri mbrëmë paraqitjen e parë në Kupën e Botës, ku u inkuadrua në lojë si zëvendësues i Kyle Walker.

Ikona e Brazilit, Cafu është një admirues i madh i Alexander-Arnold, dhe mendon se ylli i Liverpoolit posedon gjithçka në aspektin e kualitetit.

“Nuk e kuptoj pse Anglia nuk fillon ndeshjet me të. Ai ka çdo gjë, kualitet, driblim, shpejtësi, por gjithmonë është e njëjta histori, thonë se nuk je aq i mirë në mbrojtje dhe mbetesh jashtë. Dikush thoshte gjërat e njëjta edhe për Roberto Carlos dhe mua, por unë mendoj se ne fituam diçka”, tha Cafu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat