Testi i parë miqësor në prag të rifillimit të kampionatit

Futboll

Testi i parë miqësor në prag të rifillimit të kampionatit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Testi i parë miqësor në prag të rifillimit të kampionatit

Teuta ka zhvilluar ditën e sotme në kompleksin “Tropikal”, testin e parë miqësor në prag të rifillimit të kampionatit.

Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini kanë mposhtur me rezultatin 4-1 Besëlidhjen.

Golat për Teutën u shënuan nga Ledio Beqja, Erando Karabeci, Rubin Hebaj dhe Aldrit Oshafi.

Teuta e nisi ndeshjen me këtë formacion: Qirko; Kurti, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi; Kuros, L. Beqja, Karabeci; E.Vila, L.Vila, Hebaj.

Vlen të theksohet se Teuta do të zhvillojë miqësoren e dytë me Dinamon në këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat