Messi me Argjentinën ‘shkelën’ Poloninë! Meksika eliminohet

Futboll

Messi me Argjentinën ‘shkelën’ Poloninë! Meksika eliminohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 nëntor 2022 Në ora: 19:19 Përditësuar në ora: 21:56 më 30.11.2022
Argjentina

Messi me Argjentinën shkelqejnë

Argjentina ka treguar lojë të madhe dhe është mëkat që nuk ka fituar me rezultat më bindës ndaj Polonisë.

Argjentinasit së bashku me Poloninë kualifikohen në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Polonisë.

Grupi C
Arabia Saudite - Meksika 1:2
Polonia - Argjentina 0:2

Renditja
1. Argentina    3    2    0    1    5:2    6
2. Polonia    3    1    1    1    2:2    4
3. Meksika     3    1    1    1    2:3    4
4. Arabia Saudite    3    1    0    2    3:5    3

Lionel Messi ka bërë diferencën, i pakapshëm nga mbrojtja rivale.  

Në minutën e 11-të, LIonel Messi depërton bukur brenda 16-shit por goditja e fuqishme mbrohet nga portieri polak, duke shmang golin e sigurt.

Julian Alvarez (Argjentinë) në minutën e 36-të futet brenda zonës duke dërguar goditje të fortë drejt shtyllës së djathtë, por portieri Wojciech Szczesny reagon bukur dhe e mbron.

Në minutën e 37-të, Messi nxjerr penallti, gjyqtari e akordon pasi e shikon VAR-in.

Lionel Messi humb penalltinë në minutën e 39-të, portieri Wojciwch Szczesny ka pritur me sukses. Messi gjuan në këndin e majtë por Wojciech Szczesny e lexon goditjen e tij dhe e ka pritur. 

Në minutën e 42-të, Polonia me fat të madh, Julian Alvarez nga rreth 16 metra ka dërguar super goditje por nuk mposhtet portieri polak.
Pjesa e dytë, nj[ë Argjentinë e frikshme. Në minutën e 47-të, futbollisti Alexis Mac Allister nga rreth 11-12 metra godet bukur dhe realizon për 1:0.

Në minutën e 68-të, Argjentinës ashtu si i ka hije, Julian Alvarez me mjeshtri godet dhe mposht portierin polak, 2:0. Topi përplaset në këndin e majtë të epërm. 

Lionel Messi brenda zonës, godet por portieri9 polak shpëton gol të sigurt në minutën e 71-të.

Alvarez në minutën e 73-të dështon nga pozita ideale, ka gjuajtur jashtë portës.

Meksika e ka mposhtur me rezultat 2:1 Arabinë Saudite. Në minutën e 48-të, Meksika kaloi në epërsi falë golit të Henry Martin, i cili nga afërsia e mposhtur portierin Al-Owais. 

Luis Chavez në minutën e 53-të nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra realizon gol të bukur, 0:2.

Në minutën e 90+5, Al Dawsari shtang Meksikën, 1:2.

Në të tetën e finales, Argjentina do të takohet me Australinë, Polonia përballet me kampionin në fuqi të botës, Francën.

Polonia - Argjentina 0:2
Shënues: Mac Allister (47'), Alvarez (68').
Kartona të verdhë: Acuna.
Polonia: Szczesny; Bereszynski (Jedrzejczyk 72'), Glik, Kiwior, Cash; Frankowski (Kaminski 46'), Bielik (Szymanski 62'), Krychowiak (Piatek 84'), Zielinski; Swiderski (Skoras 46'); Lewandowski
Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa (Tagliafico 59'); De Paul, Enzo Fernandez (Pezzella 79'), Mac Allister (Almada 83'); Messi, Julian Alvarez (Martinez 79'), Di Maria (Paredes 59').

Arabia Saudite - Meksika 1:2
Shënues: Al Dawsari (90+5’) - Martin (48'), Chavez (53').
Kartona të verdhë: Al Shehri, Al Hassan, Madu, Al-Amri, Tambakti¸ 
Bahebri - Alvarez.
Arabia Saudite: Al-Owais - Al-Ghanam (Bahebri 88'), Al-Amri, Tambakti, Al-Bulaihi  - Al-Hassan (Madu 46'), Abdulhamid, Al-Buraikan, Kanno, S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri (Al Boleahi 37').
Meksika: Ochoa, Sanchez (K. Alvarez 86'), Montes, Moreno, Gallardo, E. Alvarez (86'), Pineda (Rodriguez 77'), Chaves, Lozano, Vega, Martin (Jimenez 77').

Argjentina shkëlqen

(E plotësuar) - 90' Argjentina e ka siguruar kalimin më tej. Vetlm fati është duke e shpëtuar POloninë nga katastrofa në rezultat.

Polonia - Argjentina 0:2

Shënues: Mac Allister (47'), Alvarez (68').

Kartona të verdhë: Acuna.

Polonia: Szczesny; Bereszynski (Jedrzejczyk 72'), Glik, Kiwior, Cash; Frankowski (Kaminski 46'), Bielik (Szymanski 62'), Krychowiak (Piatek 84'), Zielinski; Swiderski (Skoras 46'); Lewandowski

Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa (Tagliafico 59'); De Paul, Enzo Fernandez (Pezzella 79'), Mac Allister (Almada 83'); Messi, Julian Alvarez (Martinez 79'), Di Maria (Paredes 59').

Arabia Saudite - Meksika 0:2

Shënues: Martin (48'), Chavez (53').

Kartona të verdhë: Al Shehri, Al Hassan, Madu, Al-Amri, Tambakti - Alvarez.

Arabia Saudite: Al-Owais - Al-Ghanam (Bahebri 88'), Al-Amri, Tambakti, Al-Bulaihi  - Al-Hassan (Madu 46'), Abdulhamid, Al-Buraikan, Kanno, S. Al-Dawsari dhe Al-Shehri (Al Boleahi 37').

Meksika: Ochoa, Sanchez (K. Alvarez 86'), Montes, Moreno, Gallardo, E. Alvarez (86'), Pineda (Rodriguez 77'), Chaves, Lozano, Vega, Martin (Jimenez 77').

85' Argjentina po humb raste shumë.

83' Argjentina nis festën.

78' Argjentina pothuajse është e kualifikuar.

75' Mlkat që Argjentina nuk ka realizuar më shumë gola.

73' Alvarez dështon nga pozita ideale, ka gjuajtur jashtë portës.

71' Sa i pafat Messi, Lionel Messi  brenda zonës, godet por portieri9 polak shpton gol të sigurt.68' Argjentinës ashtu si i ka hije, Julian Alvarez me mjeshtri godet dhe mposht portierin polak, 2:0. Topi përplaset në këndin e majtë të epërm. 

65' Dramë në ndeshjen Meksika - Arabia Saudite.

62' Argjentina në epërsi.

58' Lojë e madhe e Argjentinës.

53' Lojë e madhe e Meksikës, Luis Chavez nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, 0:2.

52' Po komplikohet edhe më shumë Grupi C.48' Meksika në epërsi falë golit të Henry Martin, i cili nga afërsia e mposhtur portierin Al-Owais. 

47' Polonia drejt eliminimit. Futbollisti Alexis Mac Allister nga rreth 11-12 metra godet bukru dhe realizon për 1:0.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.42' Polonia po ka fat të madh, Argjentina po e shkatërron me lojë por nuk ka gola. Julian Alvarez nga rreth 16 metra ka dërguar super goditje por nuk mposhtet portieri polak.

41' Argjentina po dominon por e pafat.

39'  Lionel Messi humb penalltinë, portieri Wojciech Szczesny ka pritur me sukses. Messi gjuan në këndin e majtë por Wojciech Szczesny e lexon goditjen e tij dhe e pret. 

37' Messi nxjerr penallti, gjyqtari e akordon pasi e shikon VAR-in.

36' Julian Alvarez (Argjentinë) futet brenda zonës duke dërguar goditje të fortë drejt shtyllës së djathtë, por portieri Wojciech Szczesny reagon bukur dhe e mbron.

33' Di Maria për pak sa nuk realizon.

29' Polonia me fat. topi shkon jashtpë shtyllës.24' Argjentina po provon por pa sukses.

 20' Pa gola ende.

16' Argjentina lufton me të gjitha forcat.13' Messi po tregon lojë të madhe.

11' LIonel Messi depërton bukur brenda 16-shit por goditja e fuqishme mbrohet nga portieri polak, duke shmang golin e sigurt.

6' Messi gjuan nga 16-17 metra, por pa rrezik për polakët.

5' Argjentina e do me çdo kusht ftioren.

3' Argjentina po sulmon.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati. 

Përfaqësuesja e Polonisë dhe ajo e Argjentinës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin C në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Arabi Saudite-Meksika, publikohen formacionet zyrtare

Arabi Saudite-Mekisë, publikohen formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Arabia Saudite me fitore eventuale kualifikohet direkt në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, edhe Meksika ka gjasa për kualifikim tutje, por ka rrugë më të vështirë.

Scaloni bën 4 ndryshime në formacion

Scaloni bën 4 ndryshime në formacion!

Argjentina përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit në grup, teksa Messi me shokë do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin dhe për të mos pritur dhurata nga sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Trajneri Scaloni ka bërë sërish disa ndryshime, duke lënë në stol Lautaro Martinezin dhe aktivizuar në vendin e tij sulmuesin e Manchester City-t, Julian Alvarez, në krah të Messit dhe Di Marias.

Titullar edhe Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e dytë ndaj Meksikës, ndërsa në mbrojtje kthehet në stol Lisandro Martinez dhe aktivizohet nga minuta e parë Romero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat