Gjiganti i La Ligës në ndjekje të Bruno Fernandes

Futboll

Gjiganti i La Ligës në ndjekje të Bruno Fernandes

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Fernandes

Real Madridi po e vëzhgon nga afër yllin e Manchester Unitedit dhe Portugalisë, Bruno Fernandes, raportohet ‘Daily Express’.

Fernandes ka impresionuar deri tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Ai shënoi dygolësh në fitoren e Portugalisë kundër Urugait.

Performanca e tij e mirë në këtë Botëror, por edhe tek ‘Djajtë e Kuq’, ka ndezur interesimin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Krerët e ‘Los Blancos’ thuhet së do të provojnë të bindin Fernandesin në afatin kalimtar të janarit ose në fund të këtij sezoni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat