Del Piero reagon pas kërkesave të tifozëve: Juventus, jam gati!

Futboll

Del Piero reagon pas kërkesave të tifozëve: Juventus, jam gati!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Del Piero reagon pas kërkesave të tifozëve: Juventus, jam gati!

Alesandro Del Piero ka qenë ndër emrat më të lakuar të ditëve të fundit mes tifozëve juventinë dhe jo vetëm, që kërkojnë rikthimin e kapitenit legjendë të bardhezinjve si drejtues, në një nga momentet më të vështira të klubit.

Dje ka ardhur më në fund edhe reagimi i ish-numrit 10 përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale drejtuar tifozëve:

“Juventusi është një pjesë e historisë sime dhe nuk është një pjesë e vogël. Për historinë time nuk do të jem asnjëherë larg këtyre ngjyrave dhe si gjithë tifozët i ndjek me shumë vëmendje ngjarjet.

E di që në situata të tilla shkruhet shumë dhe flitet shumë edhe për shkak të rolit tim publik, por tani është një moment delikat për klubin.

E vetmja gjë që ka rëndësi tani dhe që mund të bëjnë të gjithë ata që e duan Juventusin, është të krijojnë kushte sa më të mira për të gjithë ata që kanë marrë në dorë klubin.

Është një detyrë me shumë përgjegjësi që meriton gjithë mbështetjen tonë dhe është momenti për të qenë më shumë se kurrë juventinë.

Për këtë besoj që gjëja më e mirë është të mos komentojmë lajmet dhe ato që ndodhin për të mos çuar në spekulime. Kështu po bëj sot (dje) dhe kështu do të bëj edhe për ditët e ardhshme.

Ajo që më ngelet është t’i uroj punë të mbarë kujtdo që ka në dorë klubin dhe jam i sigurt që do të punojnë me profesionalizmin, dedikimin dhe pasionin që meriton klubi, tifozi dhe fanella jonë”, ishte mesazhi i Del Pieros, që komentin e tij mbi të ardhmen e rezervoi për “BeinSports”.

“I ndjek me kuriozitet ngjarjet si ishkapiten në këtë fazë thelbësore për ecurinë e klubit. Nëse shoqëria më thërret për t’u këshilluar, unë jam gati”, deklaroi italiani. Sinjal më i qartë se kaq..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat