Shaqiri plas shishen në tokë, kjo është arsyeja

Futboll

Shaqiri plas shishen në tokë, kjo është arsyeja

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 00:35
Shaqiri plas shishen në tokë

Xherdan Shaqiri qëlloi sërish në cak kundër serbisë. Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren e Zvicrës 3-2 ndaj serbëve, fitore që i dërgon helvetikët në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Megjithatë trajneri Murat Yakin vendosi që në minutën e 69-të ta zëvendësoj Shaqirin, për ta futur në fushë Denis Zakarian, një mesfushor defensivë.

Qëllimi i Yakin ishte ta mbronte rezultatin, por zëvendësimi nuk i ka pëlqyer fare Xherdan Shaqirit. Gjilanasi shihej i nervozuar në bankën rezervë duke përplasur një shishe uji për toke, por zemërimi i tij ishte për faktin se donte të jepte më të mirën në fushë.

Gjithsesi zemërimi ishte i momentit dhe në fund të ndeshjes Shaqiri dukej shumë i lumtur me fitoren dhe festonte shumë me pjesën tjetër të përfaqësuese zvicerane. Ai donte te luante deri ne piken e fundit ndaj Serbise…

Nderkohe, me golin e shenuar ndaj Serbise, Xherdan Shaqiri është një nga tre lojtarët që kanë shënuar në secilin nga tre turnetë e fundit të Kupës së Botës – të tjerët janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Cfare arritje per shqiptarin e Zvicres.

Shaqiri e filloi karrierën e tij në FC Basel, duke fituar nderime duke përfshirë tre tituj të Superligës zvicerane, përpara se të transferohej te Bayern Munich, ku fitoi trofe dhe kupa kontinentale edhe pse luajti më rrallë.

Në janar 2015, ai u transferua te Interi për një tarifë prej 15 milionë euro, dhe shtatë muaj më vonë te Stoke City për një rekord klubi prej 12 milionë sterlinash. Pas rënies së Stoke nga Premier League në vitin 2018, Shaqiri u transferua te Liverpool para sezonit të ardhshëm për një tarifë të raportuar prej 13.5 milionë sterlina.

Ai ishte pjesë e skuadrës fituese të UEFA Champions League në sezonin e tij të parë. Ai gjithashtu fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA në 2019, si dhe Premier League në 2020, titullin e parë të Liverpool-it në ligë në 30 vjet.

Një ndërkombëtar i plotë që nga viti 2010, Shaqiri ka bërë 110 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola për Zvicrën, duke e bërë atë lojtarin e tretë me te aktivizuar me Zvicren dhe golashënuesi i shtatë më i mirë. Ai përfaqësoi kombin në Kupat e Botës FIFA 2010, 2014, 2018 dhe 2022, si dhe UEFA Euro 2016 dhe UEFA Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat