Mediet zvicerane frikësohen që FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për fanellën me mbiemrin Jashari

Futboll

Mediet zvicerane frikësohen që FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për fanellën me mbiemrin Jashari

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:36
Granit Xhaka

"Blick", si mediumi më i madh zviceran, ka vendosur që t'ia dedikojë ballinën Granit Xhakës pas paraqitjes sublime që bëri mbrëmë ndaj Serbisë, por njëherësh ngre dyshime për ngritjen e ndonjë hetimi të FIFA-s për sjelljet e tij pas ndeshjes.

Një gjest më se simbolik i interpretuar nga prizma e shqiptarëve bëri që Xhaka të shndërrohej edhe një herë në një imazh patriotizmi dhe në një figurë heroike. Po flasim për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari nga ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Megjithatë, në Zvicër druhen se mos një gjest i tillë do të nxisë edhe reagimin e FIFA-s duke hapur një hetim, ngase për dikë mund të duket si mesazh politik.

Mirëpo, siç bën të ditur "Blick", deri më tani nuk është shënuar asnjë hap nga instanca më e lartë e futbollit në lidhje me këtë çështje.

Ishte vetë Granit Xhaka që dje pas ndeshjes sqaroi publikisht se s'kishte asnjë mesazh me prapavijë politike, por thjesht ishte një dedikim për bashkëlojtarin e tij, Ardon Jasharin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat