Suarez: Nuk na respektojnë, dhemb të largohesh nga ky Botëror!

Futboll

Suarez: Nuk na respektojnë, dhemb të largohesh nga ky Botëror!

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:17
Suarez: Nuk na respektojnë, dhemb të largohesh nga ky Botëror!

“Krenar që jam uruguaian edhe nëse nuk na respektojnë.

Faleminderit të gjithë uruguaianëve për mbështetjen e tyre“-kështu e ka nisur reagimin në rrjetet sociale Luis Suarez, pas eliminimit nga Kupa e Botës Katar 2022.

Sulmuesi shprehu zhgënjimin e tij. Ndërsa theksoi se i dhemb që diçka e tillë ndodhi.

“Dhemb shumë t’i thuash lamtumirë një Botërori si ky. Por ne kemi qetësinë shpirtërore që kemi dhënë më të mirën për vendin tonë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat