Keqardhja e Lewandowskit

Futboll

Keqardhja e Lewandowskit

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:05
Keqardhja e Lewandowskit

Polonia nuk ia doli të përballonte Francën në raundin e 1/8-ve në Botëror. Kampionët në fuqi fituan 3-1 dhe kaluan në çerekfinale, raund në të cilin do të sfidojnë Anglinë.

Sulmuesi kryesor i kombëtares polake, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e vetëm të polakëve, foli për L’Equipe pas eliminimit nga Kupa e Botës.

“Dhamë më të mirën tonë. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, edhe pse nuk krijuam shumë raste për gol. Më pas pësuam atë gol në minutat e fundit.

Reagimi nuk mungoi, kjo duhet të na bëjë krenarë, edhe pse humbëm dhe u eliminuam. Do të doja të qëndrojë më gjatë në Botëror, por mori fund.

Gjithsesi, objektivi ynë ishte kalimi i grupeve dhe ne ia dolëm”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës, i cili gjeti golat e parë në një Kupë Bote në Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat