Kukësi konfirmon dy largime

Futboll

Kukësi konfirmon dy largime

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 14:03
Kukësi konfirmon dy largime

Tashmë është zyrtare, Agnaldo Moraesh dhe Ante Zivkoviç nuk janë më futbollistë të Kukësit!

Si mesfushori po ashtu edhe sulmuesi kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin verilindor, teksa janë këta të fundit të cilët e konfirmojnë me anë të një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Kukësi ka sqaruar edhe çështjen e mbrojtësit, Jorgo Meksi ku deklarojnë se futbollisti në fjalë nuk është larguar.

Gazeta mëson se 27-vjeçari ka qenë i dëmtuar dhe nuk është larguar, ndryshe nga sa është mësuar se mund të kishte ikut përfundimisht, por do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës në stërvitje.

“Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkovic nuk janë më pjesë e klubit tonë. Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi. Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë.

Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve. Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim", njofton KuKësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat