Livakoviq trim i ndeshjes, Kroacia ngadhënjen me penallti

Futboll

Livakoviq trim i ndeshjes, Kroacia ngadhënjen me penallti

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:49 Përditësuar në ora: 18:40 më 05.12.2022
Pamje nga ndeshja

Kroacia kualifkohet në çerekfinale

Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Katar. 

Kroatët i bashkohen Argjentinës, Anglisë, Holandës e Francës.

Kroatët triumfuan me penallti me rezultat 3:1 ndaj Japonisë, pasi që ndeshja në kohën e rregull përfundoi baras (1:1) por ndryshim rezultati nuk pati as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, 120 minuta lojë dhe penalltitë përcaktuan fituesin.

Në minutën e 8-të, Ivan Perishiç pati rast ideal por goditja e tij u prit nga portieri Gonda.

Në fund të pjesës së parë, kroatët tronditen.

Futbollisti Daizen Maeda në minutën e 44-të, ka shënuar nga afërsia dhe kaloi në epërsi Japoninë.

Në minutën e 56-të, Kroacia rikthehet, Ivan Perishiç me goditje të fortë me kokë ka barazuar rezultatin 1:1. Topi futet në këndin e majtë.

Në minutën e 63-të, Gonda ka shpëtuar portën e tij, duke e pritur goditjen e fortë të Modriçit nga rreth 20 metra.

Portieri Livakoviq ka intervenuar për mrekulli në minutën e 105-të, duke e ndal gjuajtjen nga 17 metra të futbollistit Kaoru Mitom.

Kroacia u tregua më suksesshme me penallti, duke u kualifikuar më tej.

Për Kroacinë shënuan: Vllashiç, Brozoviç, Pashaliç dështuan: Livaja; dhe për Japoninë realizuan Asano, dështuan Minamino, Mitoma e Yoshida.

Livakoviq ka pritur penalltitë e Minaminos, Mitomas e Yoshida s.

Japonia - Kroacia 3;1 me penallti, 1:1
Shënues: Maeda (44') - Perishiç (56').
Kartona të verdhë: Kovaçiçm Barishiç.
Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo (Mitoma 64'), Taniguchi, Doan (Minamino 87'), Endo, Ito, Kamada  Sakai (75'), Maeda (Asano 64'), Morita (Tanaka 106').
Kroacia: Livakoviq, Barishiq, Lovren, Gvardiol, Juranoviq, Modriç (Majer 98'), Brozoviç, Kovaçiç (Vllashiç 99'), Petkoviç (Budimir 62' - Livaja 106'), Kramariç (Pashaliç 68'), Perishiç (Orshiç 106').

Japonia për befasi

(E plotësuar) - Penalltitl vendosin fituesin.

Japonia - Kroacia 1:1

Shënues: Maeda (44') - Perishiç (56').

Kartona të verdhë: Kovaçiç, Barishiç.

Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo (Mitoma 64'), Taniguchi, Doan (Minamino 87'), Endo, Ito, Kamada  Sakai 75')(, Maeda (Asano 64'), Morita (Tanaka 106').

Kroacia: Livakoviq, Barishiq, Lovren, Gvardiol, Juranoviq, Modriç (Majer 98'), Brozoviç, Kovaçiç (Vllashiç 99'), Petkoviç (Budimir 62' - Livaja 106'), Kramariç (Pashaliç 68'), Perishiç (Orshiç 106').

118' Kroacia e kërkon golin.

116' Ndeshja po shkon drejt penalltive.

110' Lojë e baraspeshuar.

107' Ka lojë edhe 13 minuta.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

105' Portieri Livakoviq ka intervenuar për mrekulli, duke e ndal gjuajtjen nga 17 metra të futbollistit Kaoru Mitom.

104' Ka gjasa që edhe penalltitë të përcaktojnë fituesin.

101' Ndeshje me kujdes të shtuar.98' Kroacia është në presion.

94' Nuk ka ndryshim rezultati.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

90' 8 minuta< shtesë.

89' Duket se sfida mund të shkojë në vazhdime.86' A do të kemi gol?

82' Kroacia po synon golin e radhës.

78' Ndeshje që ka gjasa të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

75' Lojjë me ritëm.70' Ende baras, 1:1.

66' Kroacia po sulmon.

63' Gonda ka shpëtuar portën e tij, duke e pritur goditjen e fortë të Modriçit nga rreth 20 metra.

62' Rezultati baras, a do të kemi edhe vazhdimet e para në të tetën e finales?

59'  Ndeshje e fiortë.

56' Kroacia rikthehet, Ivan Perishiç me goditje të fortë me kokë ka barazuar rezultatin 1:1. Topi futet në këndin e majtë.

54' Kroatët janë në presion të madh.

51' Kroacia po lufton për gol.

47' Lojë me ritëm.

Përfundon pjesa e parë.

45' Nënkampioni në fuqi i botës, në presion.44' Daizen Maeda nga afërsia ka shënuar dhe kalon në epërsi Japoninë, trondit kroatët. 

41' Japonia e rrezikshme nga kundërsulmet.

38' A do të kemi gola në pjesë të parë?

34' Lojë e mirë.

29' Kroacia po tregon lojë më të. mirë por nuk po shënon.24' Gvardiol godet por pa sukses në drejtim të portës së Japonisë.

22' Rivalitet i madh/

19' Japonia ka shtuar presionin.

16' Edhe Japonia e rrezikshme.

12' Nuk ka gola.8' Ivan Perishiç pati rast ideal por godiitja e tij u prit nga portieri Gonda.

4' Ndeshje me rivalitet.

1' Pritet lojë e hapur.

Gjithçka gati.

Kroacia do luftojë për një biletë çerekfinale

Kroacia do luftojë për një biletë çerekfinale!!

Pas pak, në orën 16:00, Japonia do të ndeshet ndaj Kroacisë, një ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022.

Japonia vjen nga një rezultat tepër pozitiv, ku mposhtën Spanjën me rezultatin 2-1, ku kjo fitore u dha atyre vendin e parë në grup.

Kroacia është më e fortë në letër, por Modric me shokë duhet të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm për faktin se Japonia ka një skuadër e cila nuk lodhet shpejtë dhe që nuk dorëzohet.

Kërkohet çerekfinalja

Japonia dhe Kroacia ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Botës në stadiumin “Al Janoub”, me të dyja kombëtaret që do të kërkojnë çerekfinalen.

Aziatikët lanë pas në grupin E Spanjën dhe Gjermaninë duke e mbyllur të parët me 6 pikë dhe kështu do të kërkojnën që të surprizojnë sërish.

Nga ana tjetër, ballkanasit do të kërkojnë që të surprizojnë njësoj sin ë Botërorijn e 2018, ku arritën deri në finale.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.

Kroacia është e paralajmëruar

Kroacia është e paralajmëruar!

Pasi mposhti Spanjën dhe Gjermaninë për ta mbyllur në vendin e parë grupin, Japonia synon të vijojë me surprizat në Botëror teksa përballë ka Nënkampionët e Botës, Kroacinë me Ballkanasit të udhëhequr nga Luka Modric pretendojnë të përsërisin rrugëtimin e vitit 2018.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet zyrtare me Kroacinë që përveç Modric në fushë ka edhe emra si Brozovic, Kovacic, Perisic apo Gvardiol në mbrojtje.

Nga ana tjetër, te Japonia, Tomiyasu i Arsenal e nis nga minuta e parë, së bashku me Nagatomo, Ito apo Maeda.

Japoni - Kroaci, sfidë e nxehtë

Japonia dhe Kroacia do të përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Japonezët arritën deri në këtë fazë pasi dolën si kryesues nga Grupi E duke lënë mbrapa Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.

Në anën tjetër kroatët ishin të dytët në Grupin F pas Marokës.

Të dyja kombëtaret synojnë të kalojnë në çerekfinale të Kupës së Botës dhe ndeshja pritet të jetë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo, Taniguchi, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita.

Kroacia: Livakoviq, Barishiq, Lovren, Gvardiol, Juranoviq, Modriç, Brozoviç, Kovaçip, Petkoviç, Kramariç, Perishiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat