De Laurentiis: Gjyqtarët do të vendosin për Juventusin

Futboll

De Laurentiis: Gjyqtarët do të vendosin për Juventusin

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:27
De Laurentiis: Gjyqtarët do të vendosin për Juventusin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, në deklaratat e tij ka shprehur zemërimin e tij për korrupsionin në fushën e futbollit, duke komentuar gjithashtu se çështja e Juventusit është në dorën e drejtësisë, e cila do të vendosë për ndëshkimin ose jo.

“Futbolli është i sëmurë nga lart…

Në botën e politikës, industrisë, sindikatave dhe sportit. Në botën e sportit, për fat të keq, mbikëqyrja është problematike. Shteti nuk është budalla, shteti e di. Duhet shumë pak për të ndryshuar futbollin pasi është i sëmurë kudo”.

“Nuk po flas për këtë. Gjyqtarët, të cilët po shqyrtojnë çështjen e Juventusit, do të kujdesen për këtë. Nuk është puna ime, por më vjen keq për futbollin, por nuk është vetëm një problem italian.

Është turp për gjeneratat e reja dhe ata që do të ndjekin të kenë shembull këto ngjarje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat