Vestergaard largohet nga Leicester City

Futboll

Vestergaard largohet nga Leicester City

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 11:15
Vestergaard largohet nga Leicester City

Mbrojtësi danez i Leicester Cityt, Vestergaard është afër transferimit tek Aston Villa, një tjetër klub i Premier Leagues.

Vestergaard nuk është në planet e Leiceserit dhe duket se danezi gjatë afatit kalimtar të janarit, do të bëhet me klub të ri.

Vestergaard shumë shpejtë pritet të largohet nga Leicester City, megjithatë, ai do të mbetet në Premier League.

 Aston Villa siç raportohet, do të jetë ‘shtëpia’ e radhës e mbrojtësit danez.

Vestergaard gjatë verës që lamë prapa, ishte afër bashkimit me Fulham, mirëpo në ditët e fundit dështoj ky transferim.

Megjithatë, lojtari gjatë tregut të janarit pritet t’i bashkohet Aston Villas.

Vestergaard me Leicesterin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat