Van Dajk: Respektojmë Mesin, por kemi një plan të mirë

Futboll

Van Dajk: Respektojmë Mesin, por kemi një plan të mirë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Van Dajk

Virxhil Van Dajk është lider i mbrojtjes holandeze që do të përballet të premten në Doha me Argjentinën e Lionel Mesit, me të cilin ka thënë se është nder të përballet.

Gazeta “Marca” ishte e pranishme në qendrën stërvitore në Holandë, 300 metra larg vendit ku Argjentina stërvitej në atë kohë dhe bënë disa pyetje për Van Dijk rreth Masit.

“Po flasim për njërin nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Leo është shumë i mirë. Ai ka qenë në nivelin e lartë për 15 vjet me Kristiano Ronaldon dhe kjo gjeneron respekt.

Ne kemi vetëm respekt për arritjet e tij. Është një nder të luaj kundër tij. Por nuk jam unë kundër tij, as Holanda kundër tij, jemi ne kundër Argjentinës, sepse argjentinasit kanë lojtarë të tjerë shumë të mirë. Askush nuk mund ta bëjë vetëm, ne kemi për të dalë me një plan të mirë”, përfundoi mbrojtësi shtatlartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat