Mbrojtësi argjentinas me lot në sy: Nuk e meritonim të vuanim

Futboll

Mbrojtësi argjentinas me lot në sy: Nuk e meritonim të vuanim

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Mbrojtësi argjentinas me lot në sy: Nuk e meritonim të vuanim

Holandë-Argjentinë ishte një nga sfidat më spektakolare të Kupës së Botës deri më tani. Çerekfinalja mes kombëtares europiane dhe asaj amerikano-latine i kishte të gjitha nga golat deri te, nervat dhe në fund penalltitë që vendosën gjithçka pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazimin 2-2.

Nga pika e bardhë ata që triumfuan ishin argjentinasit të cilët iu falën dy pritjeve të portierit Emiliano Martinez që rezultoi vendimtar ndërsa nga ana tjetër, mbrojtësi Lisandro Martinez pas sfidës u shpreh se kombëtarja e tij nuk meritoi të vuante aq shumë ndaj Holandës pasi në fushë teguan se ishin më të mirë se kundërshtari.

“Ishte një mbrëmje e pabesueshme, unë u çlirova në momentin kur Lautaro Martinez shënoi penalltinë vendimtare.

Ne nuk e meritonim të vuanim aq shumë, në fushë e treguam se ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Dua t’iu dhuroj nga një përqafim shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerit”, u shpreh Martinez që nuk mundi t’i përmbante lotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat