Pickford mbron Kanen

Futboll

Pickford mbron Kanen

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:54
Pickford mbron Kanen

Anglia është eliminuar nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 kundër Francës.

Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe nëse Harry Kane do të shënonte edhe penalltinë e dytë në minutën e 85. Gabimi nga 11 metrat ka ndikuar shumë në ndërgjegjen e sulmuesit të Tottenham-it.

Kane ndihej i shkatërruar pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit.

Kamerat janë përpjekur të shkojnë pranë tij, por përpara shfaqet Pickford-i. Portieri i Anglisë nuk lejon kamerat ta filmojnë shokun e tij të skuadrës në këtë moment kaq të vështirë.

“Pak respekt, të lutem“, ka thënë Pickford-i, teksa ka larguar kameramanët larg Kanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat