Aludimi i motrës së Ronaldos

Futboll

Aludimi i motrës së Ronaldos

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:26
Aludimi i motrës së Ronaldos

Kupa e Botës në Katar mund të mos ishte e fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos.

Motra e yllit portugez, bëri një aludim të qartë se CR7 jo vetëm që do të vazhdojë të qëndrojë te Kombëtarja portugeze, por do të jetë “i pranishëm” dhe në Kupën e Botës 2026.

“41 vjet është kulmi i jetës”, ka shkruar me kuptim Katia Aveiro (e cila me profesion është këngëtare) në një nga mesazhet e shumta të dashurisë dhe krenarisë për vëllain e saj që ka postuar në rrjetet sociale.

Dhe numri 41 nuk është thjesht i rastësishëm, pasi kjo do të jetë mosha e Ronaldos në Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat