Shkupi i shkakton humbje Rabotniçkit

Futboll

Shkupi i shkakton humbje Rabotniçkit

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:59
Shkupi i shkakton humbje Rabotniçkit

Skuadra shqiptare, Shkupi, kampion në fuqi, është kthyer me tre pikë në javën e fundit të pjesës vjeshtore, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:2 Rabotniçkit të Shkupit.  

Shkupi ka treguar lojë të madhe në 45 minutat e parë, duke shënuar 3 herë në portën e Rabotniçkin. 

Shkupjanët avancuan me rezultat 0:3 duke iu falënderuar golave të futbollistëve Adetunji (7′, 21′) dhe Ismailit (40′ - autogol) dhe në pjesën e dytë ka realizuar Trapanovski (79’).

Shkupi është në vend të dytë me 34 pikë pas 18 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Rabotniçki renditet në të tetin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat