Daja flet për sezonin e Ballkanit

Futboll

Daja flet për sezonin e Ballkanit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
Daja

Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës, ku ka barazuar me Prishtinën me rezultat 1:1.

Edvin Kuc realizoi për vendasit në minutën e 11-të, derisa Kreshnik Uka barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 97-të.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Ddaja fillimisht foli për komplet vitin kalendarik duke e quajtur vit historik.

“Duke llogaritur gjithë cka kemi bërë këtë vit, ka qenë një vit historik, pasi jemi shpallur për herë të parë kampion dhe kemi bërë atë prezantim historik në Ligën e Konferencës”.

“Kemi bërë shumë ndeshje dhe jemi në vend të parë me Dritën me pikë të barabarta. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi bërë prezantim historik dhe kjo për falë të futbollistëve që kemi në skuadër”, tha Daja.

Tutje Daja tha se duhej ta bënin golin e dytë për ta marrë fitoren në duel me Prishtinën, por që ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“U desh të bënim golin e dytë pasi kishim raste, por këto ndodhin në ndeshjen e fundit pasi lodhja ishte prezente”.

“Kemi bërë ndeshje shumë të mirë përkundër që patëm kundërshtar të fortë si Prishtina, por me këtë mbyllje meritojnë komplimente të gjithë futbollistët për atë që kanë dhënë”.

Trajneri nga Shqipëria u pyet edhe për kartonin e kuq të Albion Rrahmanit dhe penalltinë, duke thënë se nuk merret me gjyqtarët.

“Unë nuk jam marrë ndonjëherë me gjyqtarët dhe nuk e kam ndërmend të merrem pasi ata janë që gjykojnë. Megjithatë besoj se nuk ishte faktor gjyqtari dhe nuk i kamë parë rastet e kartonit dhe penalltisë, por edhe nëse kanë vepruar gabim nuk e kanë bërë me qëllim pasi njerëz janë edhe ata”.

Krejt në fund Daja foli edhe për përforcimet e mundshme, duke shtuar se mund të largohet ndonjë nga formacioni bazë duke marrë parasysh paraqitjet në Evropë dhe në klub kanë ardhur tanimë disa oferta.

“Trajnerët atëherë nuk janë të kënaqur pa marrë parasysh kontigjentin e futbollistëve që kanë në skuadër. Kemi kontigjentin e mirë, por duhet të shikojmë pasi pas paraqitjeve të mira të futbollistëve në Evropë kemi oferta për lojtarët tanë dhe kjo do të na vështirësoi pak situatën pasi çdo lojtar që largohet do të thotë se është një lojtar shumë i mirë në kampionatin kosovar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Daja.

Ballkani e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e dytë me 38 pikë, sa ka edhe Drita si lider, por që gjilanasit kanë golaverazh më të mirë dhe rezultate më të mira në ndeshjet direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat