Skënderbeu përfiton

Futboll

Skënderbeu përfiton

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:43
Skënderbeu përfiton

Skënderbeu koleksionon fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë teksa korçarët mposhtën në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0, Turbinën.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenovic, nuk e vendosi kurrë në dyshim triumfin teksa shënuan dy gola në pjesën e parë. Ai që zhbllokoi ekuilibrat ishte Dean Liço në minutën e 16-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi Abdul.

Në fraksionin e dytë, mendoi Rei Pecani për të shënuar të tretin dhe për të vendosur në kasafortë tre pikët me Skënderbeun që tashmë ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, duke parakaluar Korabin ndërsa para bardhekuqve janë Flamurtari me Dinamon. Nga ana tjetër, Korabi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Burrelit. Dibranët në fakt ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Kekos, por në pjesën e dytë, vendasit barazuan me Ferrukun.

Pas këtij barazimi, Korabi renditet në vend të katërt me 18 pikë ndërsa Burreli mban vendin e tetë me 11 pikë. Në ndeshjet e tjera, Besa fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Orikut teksa golin vendimtar e shënoi Raza në pjesën e parë ndërsa Tërbuni e mbylli në barazim 1-1 sfidën me Luzin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat