Sacchi: Maroku na tregoi pse cilësitë morale janë më të rëndësishme se ato teknike

Futboll

Sacchi: Maroku na tregoi pse cilësitë morale janë më të rëndësishme se ato teknike

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Sacchi

Një nga emrat më të mëdhenj të trajningut, italiani Arrigo Sacchi, në analizën që i bën ecurisë së përfaqësueses së Marokut në “Katar 2022” thekson se sa i rëndësishëm është morali në futboll.

“Pashë një kombëtare që ka tri cilësitë themelore në futboll: motivim i madh, shpirt kolektiv, organizim

i mirë i lojës. Pas këtyre djemve nuk ka vetëm një komb, por një kontinent të tërë dhe ata japin shpirtin për të arritur objektivin. Fitorja e merituar ndaj Portugalisë shpjegon se cilësitë morale, jo vetëm në futboll, por në përgjithësi në jetë, janë më të rëndësishme se cilësitë teknike. A e keni parë presionin që bën Maroku?

A e keni parë sesi Amrabat tërheq zvarrë shokët e skuadrës dhe i drejton? Kjo do të thotë të kesh një ndjenjë grupi, modesti, përulësi.

Të gjitha gjërat që Portugalia nuk i posedonte as në masën më të vogël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat